Nuk kanë fund çmenduritë, teksa protagonist është gjithmonë ai… Leo Mesi. E besoni apo jo, por kartopeceta, që fshiu lotët ylli argjentinas, gjatë konferencës të lamtumirës me Barcelonën, është nxjerrë në ankand, për shifrën marramendëse… 1 milionë dollarë.

Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Një nga fansat e yllit argjentinas donte që të përfitonte nga shitja e kartopecetës, të cilën “Pleshti” e la mbi tavolinën ku ishin vendosur mikrofonat.

Personi në fjalë e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje dhe kërkon të përfitojë plot 1 milionë dollar.

Vlen të theksohet fakti, se kartopecetën Mesit, gjatë konferencës për shtyp, ja dorëzoi bashkëshortja e tij Antonela.

Në përshkrimin e produktit thuhet se kartopeceta përmban materialin gjenetik të Mesit dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu thuhet se ajo është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.