Nga kampionati rajonal spanjoll na vjen një perlë që nuk duhet humbur. Në kampionatin valencian, Grupi 1 u luajt ndeshja e radhës mes Vinaros dhe Peniscolas me këta të fundit që kishin gjetur avantazhin që në pjesen e parë.
Vendasit, të mbështetur edhe nga tifozët ishin hedhur në sulm për të kërkuar barazimin dhe në sekondat e fundit të ndeshjes edhe portieri i Vinaros hidhet përpara për të shënuar.
Dhe në fakt ashtu ndodh, janë minuta të çmendura ku gardiani i ekipit vendas me një gjuajtje mjeshtërore shënon duke bërë të çmenden komentatorët dhe tifozët.
Por…por autori i golit harron që ka edhe disa sekonda të tjera të cilat miqtë i shfrytëzojnë duke shënuar nga mesi i fushës. Është çmenduri totale, shihni videon./Ora News/