Laçi ka ulur me “kembe ne toke” Kukesin e vendit te dyte duke e mundur ne ndeshjen e fundit te javes se 12-te te Kategorise Superiore.

Një sfidë që nis mirë për Kukësin, por janë kurbinasit ata që arrijnë të tregohen më konkretë. Në minutën e 10-të të takimit, Guindo realizon golin e parë dhe 2 minuta më pas është sërish ai që dyfishon rezultatin në favor të kurbinasve.

Skuadra e Longos mundohet të reagojë, por 45 minutat e para nuk prodhojnë asgjë veç 2 golave të bardhezinjve. Në pjesën e dytë, Kukësi është më këmbëngulës dhe në minutën e 55-të Edi Basa ngushton rezultatin.

Edhe pse Ardit Hila kishte mundësinë e artë me penallti në të 89-tën, topi i goditur nga ai përfundon në tranversë.

Kështu mbyllet kjo ndeshje me Laçin që merr 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Kukësit që tashmë mbetet 4 pikë larg Tiranës në vendin e dytë. Ndërsa kurbinasit ngjiten në vendin e katërt me 18 pikë.