Gabimi i Jonuzit ne nje pasim mund t’i kishte kushtuar Vllaznise ne ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, por per fat aty ishte Krymi qe me nje nderhyrje me dashje ndaj Cares e ndali ate pa shenuar, por u largua me karton te kuq nga fusha.

Per fat, ato 30 minutat e mbetura nuk sollen gol tjeter dhe gjithçka pasoi me festen e shkodraneve per fitoren 1-0 ndaj te kuqve.

Pas ndeshjes, trajneri Brdariç pergezoi Krymin per veprimin e bere dhe “i terhoqi veshin” Gurishtes qe nuk e kishte bere te njejtin veprim ne nje ndeshje te sezonit te kaluar dhe po ashtu edhe Jonuzit per ate pasim te gabuar.

Ne keto rrethana, numri 1 i pankines shkodrane u kerkoi publikisht Jonuzit dhe Gurishtes “t’i japin nje darke Krymit”. Dhe ne fakt keshtu ka ndodhur.

Ne fakt ka qene dreke dhe jo darke dhe duket se ate e ka paguar Fjoart Jonuzi i cili kuptohet qe ndjehet me i çliruar qe gabimi i tij nuk ndikoi tek rezultati i skuadres.

Ka qene vete Krymi qe ka postuar nje foto ku ai shihet sebashku me Jonuzin dhe Gurishten duke drekuar ne nje nga lokalet ne periferi te qytetit.

“Topi kalon, kundershtari jo. Faleminders Fjori Jonuzi” do te shkruante ne postimin e tij mesfushori i kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/