Erdhi te Vllaznia si i panjohur, por askush s’kishte menduar se Thomas Brdariç do të renditej si një nga trajnerët më të mirë në Kategorinë Superiore.

“Timonieri” i shkodranëve ka arritur të ndërtojë një skuadër solide pretendente për titullin kampion. Ndryshe nga sezonet e shkuara, Vllaznia nuk shihet më si një ekip që në fundin e edicionit luftonte për mbijetesë.

Dje, kuqeblutë fituan 1-0 ndaj Partizanit, një ndeshje ku shkodranët vendosen diktatin në fushën e blertë. Goli i Latifit erdhi nga një goditje dënimi.

Da Silva krosoi bukur për Gurishtën. Mbrojtësi i linjës goditi prirët, por pas devijimit të Teqjës, sfera përfundoi fillimisht në shtyllë. Latifi i gjendur fare pranë s’e pati të vështirë ta çonte topin në rrjetë.

Vllaznia ka arritur që këtë sezon të shënojë 20 gola. Vlen të veçohen 6 të tillë që janë shënuar pikërisht nga goditjet standarte. Kjo tregon që trajneri Thomas Brdariç punon realisht shumë në seancat stërvitore.

Ndeshje të veçanta janë vendosur pikërisht nga këto goditje dënimi. Skemat e gjermanit duken se funksionojnë dhe lojtarët në fushë i binden me përpikmëri./newsport/