Mehdi Coba i dhuroi tre pike te arta Vllaznise, ne ndeshjen ndaj Kukesit, teksa shenoi ne minuten e 95-te golin e dyte, ne fitoren 2-1 te kuqebluve. Futbollisti i talentuar ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel, teksa foli per emocionet e tij per kete gol te shenuar.
Coba u shpreh se goli ishte ne momentin e duhur, ndersa theksoi se ky gol shpreson qe t’i jape vazhdimesi ekipit shkodran.
“Po, besoj se goli ishte ne momentin e duhur dhe shpresoj qe te na japin vazhdimesi. Per mua, eshte kenaqesi e madhe dhe shyqyr qe e shperbleva kete besim qe kane per mua.
Trajneri Plori ka shume besim te te rinjte, pavaresisht ndeshjeve qe jane delikate. Ne ato caste, kur po futesha ne loje, Plori me tha thjesht qendro para dhe prit golin. Ashtu bera dhe ashtu ndodhi.
Jam shprehur edhe pas ndeshjes, kete gol ia kam dedikuar gjyshit tim, ish- futbollistit te Vllaznise Ruzhdi Çoba. Gjyshi ka qene pika im e dobet dhe cdo gje do t’ia dedikoj atij, sepse ai me ka rritur.
Ai me ka mesuar per cdo gje dhe atij i ngjaj dhe hapat e tij do ndjek”, – tha gjate prononcimit te tij, sulmuesi i Vllaznise, Mehdi Coba.
Maringlen ZHIVANI