Xhovani Kolela dukej në humor pas fitores 2-1 të Partizanit kundër Bylsit. Trajneri, edhe pse pranoi se ekipi i tij nuk ishte shfaqur në maksimum, vlerësoi suksesin që bashkonte ekipin me kreun.

“Jemi të lumtur që e inauguruam me fitore. Jemi të kënaqur me pjesën e parë të ndeshjes. Më pak të kënaqur me fundin e ndeshjes.Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme. Në shtëpi apo jashtë, punohet gjithmonë për të fituar.

Varësi nga Skuka? Po, mund të jetë. Për sa kohë që është, pse të ankohemi! (Qesh). Skuka sot lëvizi mirë, i impenjuar edhe në lojën pa top, gjë që e bën jo gjithmonë rregullisht. Ndaj dy golat janë një çmim për ndeshjen e tij.

Tre pikët janë gjithmonë objektivi i ndeshjeve dhe punës tonë. Loja shërben për të fituar ndeshjet, nuk janë dy gjëra të pavarura nga njëra-tjetra. Jam i kënaqur nga pjesa e parë ku mendoj se bëmë atë që duhej të bënim, por pastaj duhej të bënim mirë se një skuadër e fortë duhet të menaxhojë avantazhin në mënyrë të ndryshme
.

Pse të ndryshojmë lojë? Mund të bëjmë diçka më shumë por sipas meje nuk kam asgjë për të ndryshuar lojë. Sigurisht pauza do të na ndihmojë të punojmë, edhe për zgjedhje të tjera, por jo detyrimisht për të ndryshuar.

Tifo me Shqipërinë apo Italinë? Unë e kam braktisur prej kohësh idenë e të bërit tifo për një skuadër. Kush bën këtë punë nuk mund t’ia lejojë vetes. Unë kam simpati për vendim tim por Shqipëria është si të jetë i dyti. Shpresojmë që të jetë një ndeshje e bukur. Por jam i lumtur se në tre lojtarë të grumbullua, dy janë të Partizanit. Për ne si klub është një kënaqësi e madhe.

Nuk e kam parë Tirana-Vllaznia. Dje kam parë ndeshje të tjera, jo për mendjemadhësi, por kamë preferuar të shoh ndeshje të tjera. Kam parë Serinë A se me interesonte diçka por edhe diçka tjetër.Radhën e fundit deklarova diçka duke qeshur e ma morën seriozisht. Por me raste edhe trajnerët bëjnë shaka, edhe ata janë njerëz normal.

Gjuha shqipe? Filloj të kuptoj diçka, për ta folur është e vështirë. Çfarë fjalësh di? Janë të gjitha sharje”, tha duke qeshur trajneri i Partizanit për “Oversport” pas duelit.