Copa America ka hyrë në fazën më të nxehtë. Pas kalimit të grupeve, ekipet do të përballen në fazën çerekfinale për të kaluar më pas në gjysmëfinale dhe finale. Copa America do të luhet ndryshe nga EURO 2020.

Drejtuesit e kompeticionit kanë vendosur që në këtë fazë dhe në fazën gjysmëfinale të mos ketë shtesë ashtu siç ndodh me Europianin.

Në rast se dy ekipe barazojnë, gjithçka do të vendoset vetëm nga penalltitë. Koha shtesë do të përdoret vetëm për finalen e madhe që do të përcaktojë edhe skuadrën fituese të Copa America 2021.

Brazili dhe Argjentia konsiderohen pretendentet kryesore per fitimin e ketij kompeticioni sivjet. Por per te shkuar deri tek finalja e 10 korrikut, ata me pare duhet te kalojne cerekfinalet dhe gjysmefinalet.