HomeKRYESORECopa Libertadores/ Finalja e gjitha braziliane më 27 nëntor

Copa Libertadores/ Finalja e gjitha braziliane më 27 nëntor

Më datë 27 nëntor në Mondevideo të Uruguajit Flamengo dhe Palmeiras do të përplasen për trofeun më të lakmuar për klube të Amerikës së Jugut

Finalja e Copa Libertadores do të jetë e gjitha braziliane. Më datë 27 nëntor në Mondevideo të Uruguajit Flamengo dhe Palmeiras do të përplasen për trofeun më të lakmuar për klube të Amerikës së Jugut.

Ditën e mërkurë, Flamengo mundi në gjysmëfinale ekuadorianët e Barcëlonës me shifrat 2-0 falë golave të Bruno Henriques në minutat 18’ dhe 50, po me të njëjtën rezultat ishte mbyllur edhe takimi i parë në “Maracana”.

Ndërkohë Palmeiras, vjen në këtë finale si kampione në fuqi,skaudra braziliane përballë kishte Atletico Mineiro dhe ia doli të kalonte në finale vetëm me dy barazime 0-0 dhe 1-1, me golin e shënuar jashtë fushe.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments