Albert Xhani, ish-presidenti i mirënjohur i Partizanit që riformatoi akademinë e kuqe por arriti që të ndërtojë për vite me radhë një skuadër dinjitoze dhe me kualitete, duke afruar lojtarë brazilianë cilësorë këto ditë pandemie po poston në profilin e tij foto kujtime të Partizanit në periudhën kur ishte vet president.

Por në një postim qe ka nërq dje kujton Partizanin që luftonte për titull por edhe një miksim fotosh të skuadrës kur luante ndaj Birkirkarasë së Maltës në Europë.

Por ka hyrë me një postim edhe ish-sulmuesi i spikatur te te kuqtë dhe jo vetëm në elitën e futbollit shqiptar, Skerdi Bejzade që i kujton Albert Xhanit se në atë kohë arbitrat nuk e donin Partizanin dhe i bënin hile se donin lekë…

“Sulltan beu prandaj nuk e fitove kampionatin se e kishe keq me federatën e nuk i jepje lek arbitrave veç ta mbanin drejt ndeshjen jo për hatër”.

Kujtojmë që në atë periudhë Partizani ishte një ekip mjaft i mirëorganizuar duke pasur në gjirin e bet lojtarë të spikatur por edhe talente që luanin me Shpresat apo futbollist kontigjent në ekipin tonë Kombëtar A./vipsport/