Futbolli në Itali mund të marrë një goditje tjetër, sepse pas mbylljessë ligës së të rinjve dhe amatorëve mund të mbyllet dhe Serie C.

Një lajm i fortë që vjen nga Italia, pasi mendohet se League Pro është mbledhur dhe ka vendosur të mbyllë sezonin 2019-20.

Serie A po synon që të rikthehet në fushë, ashtu si Serie B, ndërsa situata duket krejtësisht tjetër për Serie C. Klubet duket se kanë rënë dakord që të mbyllin vitin ditën e sotme, sipas asaj që shkruajnë mediet italiane.

Skuadrat që do të ngjiten direkt në Serie B janë liderët e kampionatit. Monza e Berlusconit, Vicenza dhe Reggina do të luajnë sezonin e ri në ligën e dytë italiane. Për ekipet e tjera që ngjiten dhe rënien nga kategoria do të përdoret play-off-i dhe play-out-t./telesport/