Vitet kalojnë, por përgatitja fizike e Ronaldos mbetet po e njëjta. Një atlet që jetën e tij ia ka dedikuar futbollit dhe frytet e punës ka mbi 15 vite që i vjel. Kërcimi është “marka” e tij e dalluese, që vijon të mbetet e njëjtë edhe pse tashmë mban 37 vite mbi supe.

“CR7 Airline” ka nisur fluturimin në Katar. Ronaldo ka kërcyer gjatë pjesës së parë kundër Ganës në një lartësi mjaft të madhe, duke treguar një nivel atletik që do e kishin zili edhe 20-vjeçarët.

Lojtarët e Ganës nuk mund të bënin gjë tjetër, veçse ta shihnin në ajër dhe të luteshin që të mos shënonte. Pavaresisht problemeve qe ka kaluar se fundi tek Manchester United, Ronaldo nuk ka nder mend te ndalet dhe kete po e tregon edhe me kombetaren e vendit te tij.

Goli i shenuar ne ndeshjen e sotme ndaj ekipit te Ganes sigurisht qe nuk do te jete i fundit sepse sulmuesi i njohur eshte i vendosur per te vendosur shifra dhe rekorde te reja.