Al Nassr ka mundur 3-0 në transfertë ekipin e Damac dhe ka marrë kreun e renditjes në kampionatin e Arabisë Saudite. Protagonisti absolut i ndeshjes ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili tashmë ka kontribuar në dhjetë golat e fundit të Al Nassr, duke realizuar 8 gola dhe dhënë 2 assiste në 5 ndeshjet e fundit. Aktualisht, portugezi rënditet i katërti në listën e golashënuesve në Arabi, ndonëse u transferua në janar.
Gjërat kanë shkuar shumë mirë për miqtë, që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes pasi kanë siguruar një avantazh të dyfishtë pikërisht falë pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Ish-ylli i Manchester United ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 18-të nga pika e bardhë dhe më pas, pesë minuta më vonë ka dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.
Cristiano Ronaldo ka marrë një pasim në limitet e zonës së rreptësisë dhe ka lëshuar një predhë drejt portës që ka qenë e pakapshme për portierin kundërshtar.
Në minutën e 44-t ka ardhur edhe goli i tretë personal për kampionin portugez, i cili ka shënuar pa asnjë problem pas asistit të marrë nga shoku i tij i skuadrës. Rezultati ka mbetur i pandryshuar në 45 minutat e dyta.
Ky ka qenë tregolëshi i dytë për portugezin në tri ndeshjet e fundit të luajtura me Al Nassr dhe i 62-ti në karrierë. 30 prej këtyre tregolëshave kanë ardhur para moshë 30 vjeç, ndërsa 32 kanë ardhur pas të tridhjetave për CR7.
Ronaldo ka kontribuar tashmë në dhjetë golat e fundit të Al Nassr, duke realizuar 8 gola dhe dhënë 2 assiste në 5 ndeshjet e fundit.