Dy golat e kapitenit Kaçubela i kane dhene fitoren 2-1 Murlanit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Barbullush ndaj ekipit te Klosit, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 8-te te kampionatit te kategorise se dyte.

Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire per vendasit e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa. Kapiteni Kaçubela ka kaluar ne avantazh ekipin e tij qe ne minuten e 4-te te takimit.

Avantazhi ka zgjatur vetem 6 minuta sepse Dama do te barazonte per miqte dhe pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1. Ne te dyten do te ishte serish kapiteni Kaçubela qe do te shenonte edhe golin e dyte per Murlani, gol ky i fitores sepse me te do te mbyllej e gjithe ndeshja.

Pas kesaj fitoreje, KF Murlani eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje, megjithate mundesite i ka per te bere edhe me shume ne ndeshjet e ardhshme.

Murlani ka luajtur ne kete ndeshje me kete formacion: Selimaj, Sekja, Pepaj, Shema, Hyseni, Noronha, Kraja, Dodani, Pali, Trianoski dhe Kaçubela. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Hasa, Suka, Temja dhe Stafa./SHKODRA-SPORT.COM/