Cristiano Ronaldo ka zbuluar formacionin më të mirë të lojtarëve me të cilët ka luajtur në karrierën e tij, duke përfshirë edhe tre lojtarë nga Manchester United.
38-vjeccari ka luajtur me disa prej futbollistëve më të mirë të brezit të rij. Kampioni portugez ka fituar trofe të panumërt me United, Real madrid dhe Juventus-in.
Ronaldo i ka bërë zgjedhjet e tij pikërisht nga këto tre skuadra, duke mos përfshirë asnjë lojtar nga skuadra e tij aktuale Al Nassr dhe asnjë nga ekipi i tij i parë Sporting-u.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zgjedhur tre legjenda nga Djajtë e Kuq, me të cilët ka luajtur në eksperiencën e tij të parë tenë Old Trafford mes 2003-shit dhe 2009-ës. Wayne Rooney, Paul Scholes dhe Rio Ferdinand janë përfshirë në ekipin e CR7, sipas Goal.
Së bashku me Ronaldo-n, ata tre ishin ndër yjet më të rëndësishëm në skuadrën dominuese të Sir Alex Ferguson, i cili fitoi tre tituj radhazi në Premier League dhe Champions League në vitin 2008.
Ronaldo dhe Rooney dikur terrorizonin mbrojtjet dhe legjenda e Anglisë është ende e përzgjedhur pavarësisht se ka pasur një përplasje të zjarrtë me ish-shokun e tij të skuadrës pas intervistës së Ronaldo-s me Piers Morgan.
Portugezi u transferua te Real Madrid në vitin 2009 dhe pjesa më e madhe e përzgjedhjeve të tij vijnë nga nëntë vitet e tij në Bernabeu. Ai zgjodhi legjendat e klubit, Iker Casillas, Sergio Ramos, Luka Modric, Marcelo, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Gareth Bale.
Ronaldo fitoi katër tituj të Champions League dhe dy tituj të La Liga-s ndërsa ishte në Spanjë. Më pas ai u largua për tek Juventus-i dhe luajti përkrah lojtarit të fundit që hyri në formacionin e tij.
Ylli në fjalë është legjenda e Juventus-it, Giorgio Chiellini, i cili luajti për klubin për 18 vite, duke përfshirë katër së bashku me Ronaldon. Sulmuesi fitoi dy tituj të Serie A përpara se të kthehej në Old Trafford për periudhën e tij të dytë jo shumë të suksesshme./telesport/