Ish-sulmuesi i Vllaznisë, por edhe Partizanit në vendin tonë, Erald Çinari ka gjetur golin në Turqi. 25-vjeçari e ka bërë “sefte” golin që pas transferimit të tij në kampionatin turk në merkaton e verës.

Tashmë në rradhët e Samsunspor duket se sulmuesi po gjen veten dhe nga java ne jave, kontributi i tij per skuadren eshte gjithnje e me i madh.

Mëngjërashi ka nisur si titullar takimin e kupës së Turqisë që skuadra e tij Samsunspor ka pasur kundër Usakspor. Çinari ka realizuar golin e tretë të ndeshjes në fitoren 4-0 të skuadrës së tij.

Ky ka qenë edhe goli i parë i ish-futbollistit të Vllaznisë që pas transferimit në Turqi. Kjo duket se thyen edhe akullin për sulmuesin që është në aventurën e tij të parë jashtë vendit. Ky gol do i japë akoma më shumë kredite sulmuesit për një vend titullari në kampionat javën që vjen.