Nesër në mbrëmje, në orën 21:00 Juventusi do të luajë ndeshjen e radhës në Champions League përballë BayLokomotivës së Moskës në “Allianz Stadium”.

Në konferencën për mediat, porgugezi është shprehur se ekipi ndihet shumë mirë dhe objektivi I klubit këtë sezon është të fitojnë Champions League.

“Nesër do të jetë një lojë e vështirë për ne. Unë jam i lumtur që kam shënuar 700 gola, por nesër është një lojë tjetër. Ne duam të fitojmë Champions League. Ne e respektojmë shumë kundërshtarin, por luajmë në shtëpi dhe jemi favorit.

Ne kemi ndryshuar shumë, si me trajnerin, lojtarët, apo edhe sistemin e lojës. Ekipi është i lumtur, ngadalë duam të jemi më të mirë dhe të arrijmë sa më shumë”, ka thënë portugezi.