Abdurrahman Fangaj, shkodrani i vetëm aktiv te Laçi, të shtunën me Luftetarin, pritet të jetë sërish titullar.Ndaj Flamurtarit, javën e kaluar, mbrojtësi 22 vjeçar, ndër më të dalluarit.
Këtë herë do të jetë ndryshe. Fangaj që ka veshur edhe fanelën e kuqezinjëve të U-21, ka dy përkime mjaft interesante.
Në Superiore, me Tërbunin 14 takime dhe Laçin 85 zyrtare. Të shtunën bëhën plot 100 prëfaqësime. Por e veçanta e numrit 100, nuk mbaron këtu.
Rastësi e çuditëshme por mbrojtësi i linjës së djathtë, vetëm më fanelën bardhezi, këtë javë plotëson një tjetër 100.
Këtu llogaritë bëhën me kampionatin 85 takime, Kupën 8 takime, finalen e Superkupës 1 takim dhe 5 ndeshje më Laçin në Europa League. E veçantë…/sportiim.al/