Thursday, January 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEÇUDIA/ FSHF 'harron' të organizojë Superkupën e femrave prej 12 vitesh!!!

ÇUDIA/ FSHF ‘harron’ të organizojë Superkupën e femrave prej 12 vitesh!!!

Ditët e fundit u tha se do të organizohej Superkupa e futbollit të femrave dhe përballë njëri tjetrit ekipet e Vllaznisë si kampionia në fuqi e vendit dhe Apolonia, fituese e Kupës së Shqipërisë. Por në fakt edhe këtë herë planet dështuan. Preteksti ishte se një aktivitet i tillë nuk ishte programuar në kalendarin e Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë vit!!!

Në fakt ky është viti i 12-të që nuk organizohet Superkupa e femrave. Hera e fundit që ajo është organizuar ka qenë gushti i vitit 2013 kur Ada fitoi ndaj Juban Danjes dhe fitoi të vetmen Superkupë të organizuar deri tani. U mendua se pas këtij viti, tashmë edhe ky trofe do të jepej rregullisht, por jo.

Por nëse në 10 vitet e para deri diku ka patur një justifikim ngaqë Vllaznia i kishte fituar të dy trofetë sezonalë, si kupën ashtu edhe kampionatin, për këto 2 vitet e fundit nuk ka justifikim sepse kupat janë fituar nga Apolonia.

Diçka absurde sepse në fakt Superkupa është dashur të organizohet çdo vit sepse në fund të fundit është trofe, por mesa duket dikush në Federatë nuk ka dashur që muzeu i ekipit të Vllaznisë të pasurohej edhe me 12 kupa të tjera!!!

Kjo është diçka e palogjikshme përderisa ka Supekupë çdo vit për futbollin e meshkujve. Dhe pastaj në Federatë ka komente nga ata që janë ngarkuar të punojnë me futbollin e femrave se po bëhet çmos për çuarjen përpara të tij. Dhe kjo çuarja “përpara” është edhe moszhvillimi prej 12 vitesh i Superkupës.

Edhe viti 2025 iku pa këtë trofe dhe tashmë duhet të presim vitin e ardhshëm për të parë nëse do të kujtohen në Federatë për ta futur në program apo jo!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments