Ekzistojnë huazime 1 apo 2-vjeçare, kalime më afatshkurtra nga qershori në janar. Por, nga Liga e Parë angleze (kategoria e tretë) vjen huazimi më i çuditshëm që keni dëgjuar: transferim vetëm për… 7 shtatë ditë.

Një javë, koha e mjaftueshme për të zëvendësuar portierin e parë, i cili është i padisponueshëm dhe portieri i dytë, që është i dëmtuar. Kjo ndodhi me Barnslin, që shfrytëzoi transferimin “rrufe”.

Klubi afroi portierin titullar të Notingam Forrest, Xhordan Smith. Me pak fjalë një “merkato emergjence”. “Gardiani” do të luajë me Barnslin në ndeshjen kundër Akrington.

Sipas rregullores së Ligës Angleze të Futbollit, një klub i cili nuk ka portierë të disponueshëm për ndeshje nga kontingjenti, atëherë ata mund të afrojnë një “gardian” edhe jashtë afatit të merkatos. Deri këtu asgjë për t’u habitur, por ajo që befason është periudha e huazimit, për vetëm një javë./sport-ekspres/