Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Çudira angleze'/ Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA, zbulohet arsyeja

‘Çudira angleze’/ Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA, zbulohet arsyeja

Skuadra U19 e Skënderbeut ka arritur një rezultat historik në arenën ndërkombëtare, duke barazuar 1-1 në Korçë përballë Aston Villa në kuadër të UEFA Youth League. Një ndeshje e fortë dhe e luftuar, që i jep shpresë të rinjve korçarë për kalimin e turit.

Megjithatë, pas përfundimit të takimit, klubi anglez ka njoftuar se do të denoncojë Skënderbeun në UEFA për sjellje të papranueshme nga një pjesë e tifozëve. Sipas deklaratës së Aston Villa-s, gjatë ndeshjes janë dëgjuar thirrje me përmbajtje raciste ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre teknik.

Në reagimin zyrtar, Aston Villa thekson se “klubi nuk e pranon dhe dënon ashpër çdo formë të abuzimit apo diskriminimit”. Rasti pritet të shqyrtohet nga organet përkatëse të UEFA-s në ditët në vijim, për të përcaktuar nëse do të merren masa disiplinore ndaj klubit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments