Rritja e numrit të fëmijëve që ushtrojnë futbollin në Shkodër po njeh përmasa gjithnjë e më të mëdha nga viti në vit. Kjo është vërtetë diçka interesante sepse tregon dashurinë që fëmijët kanë për këtë lojë. Një gjë e tillë e ka bërë të domosdoshme edhe rritjen e numrit të trajnerëve që punojnë me to.

Ka trajnerë me shumë përvojë që vazhdojnë të punojnë me shumë pasion me këto ekipe moshash, por ka edhe të rinj të cilët e kanë marrë me shumë dëshirë këtë profesion. Njëri prej tyre është edhe 24 vjeçari Ervin Alushi.

Mosha e tij e re në fakt nuk do të thotë asgjë sepse ka gati katër vite që punon tashmë si trajner dhe për më tepër, është liçensuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Dhe jo vetëm kaq, ka kaluar disa përvoja të cilat e kanë rritur edhe nga ana profesionale. Ndërkohë për të dytin sezon me rradhë ai është duke punuar tek shoqata “Djelmnia shkodrane” ku mundohet të lërë gjurmë me punën e tij në drejtimin e moshave të vogla.

Kush është Ervin Alushi?
Futbollin e ka filluar në moshë të vogël duke luajtur fillimisht në lagje bashkë me lojtarë të tjerë që sot kanë bërë emër në futbollin shqiptar si Alen Sherri dhe Abdurrahman Fangaj.

Më pas ka nisur stërvitjen tek Akademia Vllaznia bashkë me Sherrin nën drejtimin e trajnerit Fatmir Paçrami. Më pas Alushi ka kaluar tek ekipi “Rozafa” me të cilin ka luajtur deri në moshën 17 vjeçare.

Kur erdhi puna per te luajtur me te rinjte, kalon tek Shkodra U19 nën drejtimin e trajnerit Haris Lika ku arrijnë deri në finalen e kampionatit amator që u zhvillua në Tiranë.

Me mbushjen e moshës, kalon me të rriturit tek ekipi i Adës që merrte pjesë në kategorinë e dytë, aty ku Ervini u ndesh me shumë vuajtje, probleme, sakrifica por edhe padrejtësi. Dhe pikërisht prej tyre, vendos t’i japë fund karrierës sportive.

I drejtohet Universitetit por arrin të kryejë vetëm një vit dhe detyrohet ta ndërpresë edhe atë për arsye financiare. Në këto rretha, Ervin Alushi e sheh më të arsyeshme t’i hyjë fushës së trajnimit të fëmijëve.

Puna si trajner
Pasi zgjedh të bëhet trajner, menjëherë bëhet pjesë e Akademisë së Futbollit “Shqiponja” duke punuar kryesisht me ekipin U13 në sezonin 2015-16. Por edhe kjo aventurë nuk zgjat shumë, vetëm një sezon sepse ekipi shkrihet.

Duke parë këtë situatë, Ervini vendosi të ndërmarrë një inisiativë tërësisht private duke hapur ekipin “KF Bardhej” me mbështetjen morale por edhe financiare të kapitenit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj si dhe lojtarit të Vllaznisë Gilman Lika.

Pak kohë më vonë vendos të bashkëpunojë me ekipin “Djelmnia shkodrane 2017” dhe puna zgjerohet sepse sëbashku me presidentin Benardin Kulla dhe trajnerët Gjovalin Stolaj, Fatmir Marku e Naser Bushaj, arritën të mbledhin të gjithë lojtarët dhe të krijojnë të gjithë ekipet, nga grupmosha U9, U11, U13, U15 dhe madje edhe ekipin e të rriturve që mori pjesë në kategorinë e tretë dhe Ervin Alushi aktivizohet edhe si lojtar në sezonin 2017-2018.

Gjatë këtijviti ndërkohë ka kryer kursin e FSHF-së dhe ka marrë liçensën “UEFA B” të trajnerit dhe ndërkohë ka drejtuar ekipin U9 të “Djelmnia shkodrane”,

Ndërkohë që në sezonin aktual është duke drejtuar ekipin U11 të kësaj shoqate sportive duke punuar bashke me trajneret e tjere te kesaj shoqate si Arber Shytani, Ersi Çaku dhe Fatmir Marku.

Ndonese ka kater vite qe punon ne trajnimin e futbollisteve, kuptohet qe karriera e tij si trajner sapo ka nisur. E rendesishme eshte qe Ervin Alushi ka nje deshire te madhe per te mesuar çdo dite dhe per te studiuar literaturen e duhur ne menyre qe te perçoje tek femijet elementet e duhur te trajnimit dhe duke shpresuar qe ato te ecin sa me perpara.
Gjergj KOLA