Zhoze Mourinjo do të shkojë tek Interi sërish, nëse shkarkohet nga Mançester Junajtid? Në Angli kanë filluar të vihen baste dhe ekspertët parashikojnë se kjo është një hipotezë e mundshme, edhe pse përflitet për një të ardhme si trajner i Portugalisë për të.

Por Interi është përpara, të paktën në kuotat e “Betfair”, që e kuoton kalimin e Mourinjos te zikaltrit me koeficientin 11/4 (3.75), ndërsa kalimi te Portugalia kuotohet me koeficientin 4.5.

Hipoteza e tretë për Mourinjon, gjithmonë në rast se shkarkohet nga drejtuesit e Junajtid, është Volverhemptoni, po në kampionatin anglez.

Kjo hipotezë ngrihet duke ditur afrimitetin që ai ka me menaxherin Jorge Mendes. Për këtë kalim koeficienti është 8, kurse për rikthimi i mundshëm te Reali i Madridit kuotohet me koeficientin 10, aq sa edhe një zbarkim i mundshëm në Kinë. Interi është në vend të parë. /vipsport/