Elvis Rexhbecaj është talenti shqiptar që ka fituar terren në Bundeligën gjermane. Djaloshi nga Prizreni u aktivizua si titullar fanellën e Volfsburgut në sfidën e djeshme ndaj Mainzit të vlefshme për javën e 5-të të kampionatit që përfundoi në barazim 0-0.

Rexhbecaj aktivizohet në rolin e mesfushorit dhe së fundmi ka fituar besimin e trajnerit Labadia. Shqiptari nuk ka zgjedhur ende me kë përfaqësuese do të aktivizohet.

Ai deri më tani nuk është aktivizuar me asnjë kombëtare moshash dhe është në dilemë për të ardhmen, edhe pse shkoi 20-vjeç.

Dëshira e mesfushorit me siguri do të jetë kombëtarja e Gjermanisë, por rruga për të veshur fanellën e “panzerave”, duket shumë e largët, kësisoj Rexhbecaj duhet të zgjedhë një mes Shqipërisë dhe Kosovës.