Sadush Danaj është lojtari më i ri i skuadrës së Besës së Kavajës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi verdhezi që ka zyrtarizuar mbrojtësin përmes një njoftimi në kanalin zyrtar. 30-vjeçari ka arritur marrëveshjen me kavajasit për të dhënë kontributin e tij në pjesën e dytë të këtij edicioni futbollistik.

Presidenti Nexhat Bizhdili po plotëson të gjithë dëshirat e trajnerit Gugash Magani, i cili në këtë edicion futbollistik ka objektiv rikthimin e Besës në Superiore.

Tashmë me një vlerë të shtuar në ekip si Danaj, synimi duket më i arritshëm. Kujtojmë që 30-vjeçari ka luajtur për disa skuadra në Shqipëri si Vllaznia, Besëlidhja, Laçi, Tërbuni, Burreli dhe Shënkolli./newsport/