Luis Van Gal ishte i kënaqur vetëm me tri pikët në ndeshjen e mbrëmshme në Letoni. Tekniku holandez tha se skuadra duhet të shënonte më shumë dhe se gabimet në mbrojtje mund t’i kishin kushtuar shumë.

“Janë tri pikë dhe për këto erdhëm në Letoni. Sigurisht që loja nuk ishte ajo e duhura, bëmë shumë gabime, sidomos në prapavijë duke rrezikuar të pësonim.

Në fund do të largohemi me tri pikë më shumë në renditje dhe tani mund të përgatisim të qetë ndeshjen e së hënës ku do të përballemi ndaj një skuadre që e njohim shumë pak”, tha Van Gal pas fitores minimale në Letoni e cila vazhdon t’i japë Holandës kryesimin në grupin G me 16 pikë në 7 ndeshje të luajtura.