Shqipëria U-19 për djem mësoi këtë të enjte emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2023-2024 për këtë grupmoshë.

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë.

Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin 13 dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

Interesant eshte fakti qe shorti ka vene tre futbolliste shkodrane kunder kombetares shqiptare. Behet fjale per Kevin Zefin, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata te cilet perfaqesojne kombetaren e Irlandes dhe si rredhoje kete here d te jene perballe kombetares kuqezi.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.