Vetëm një javë ndan nga starti i sezonit në Abissnet Superiore, me ndeshjet e javës së parë që tashmë kanë një axhendë të paracaktuar nga FSHF.
Sipas planit të FSHF, kampionati nis të premten, 21 gusht, kur në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të jetë Vllaznia ajo që do të presë Skënderbeun dhe ceremoninë e hapjes së aktivitetit.
Kampionati më pas vazhdon të shtunën me dy ndeshje të programuara në mesin e vapës, pasi Laçi-Elbasani dhe Partizani-Teuta do të luhen në orën 16:00, që nuk është më e përshtatshmja në këtë peridhë të vitit.
Ndeshjet e javës së parë përfundojnë të dielën, me sfidën Dinamo-Vora që do të luhet në orën 18:30 e më pas me Egnatia-Tirana që mbyll javën në orën 21:00.
JAVA 1
E premte, 21/08
Vllaznia-Skënderbeu ora 21:00
E shtunë, 22/08
Partizani-Teuta ora 16:00
Laçi-Elbasani ora 16:00
E diel, 23/08
Dinamo-Vora ora 18:30
Egnatia-Tirana ora 21:00


