Përdorimi i sistemit VAR ka sjellë lehtësi në marrjen e vendimeve të gjyqtarëve, kjo falë rishikimit të pamjeve të përsëritura.

Por çudia vjen nga Liga e dytë Kineze, në ndeshjen mes Shangai Shenxin dhe Heilong Jang. Gjyqtari i ndeshjes, ka riparë aksionin e një goli të anuluar për pozicion të parregullt me ndihmën e asistentëve të tij në dhomën e VAR, të cilët po përdornin një fletë si vizore për të parë linjën e pozicionit të lojtarit.

Edhe pse jashtë çdo profesionaliteti, mjeti rrethanor i erdhi në ndihmë arbitrit të takimit për të konfirmuar vendimin e tij.