Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ndaj Beselidhjes dhe tashme Superliga eshte gjithnje e me afer per ta. Gjithçka eshte vendosur ne 45 minutat e dyte kur jane shenuar edhe te kater golat e kesaj ndeshje.

Takimi ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish- futbollistët të Tiranës, por edhe Vllaznisë dhe ekipit tonë kombëtar, Ali Memës.

Sa i takon lojës, u duk qartë se Vllaznia do të ishte më e vendosur për të kërkuar fitoren në këtë përballje dhe këtë e demostroi edhe në fushën e lojës.Kuqeblutë kanë arritur të krijojnë 3-4 momente të rrezikshme në portën mike me anë të Tafilit, Likës, Mehmedaj
dhe Junior por janë neutralizuar si duhet nga portieri Bajri.

Besëlidhja nga ana e saj mundohet që herëpashere me anë të kundërsulmeve të shpejta ta gjejë të papërgatitur mbrojtjen shkodrane por nuk ia doli. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë ka një zëvendësim tek Vllaznia. Mehmedaj i lë vendin Hajdarit megjithatë në ’51 ka qenë Camara ai që me një gjuajtje jashtë zone ka goditur traversën e portës shkodrane.

Por pa kaluar dy minuta, shkodranët kalojnë në avantazh. Braziliani Junior ka shenuar nje supergol ne minuten e 53-te te ndeshjes. Kruja ka krosuar nga e djathta dhe braziliani me nje roveshiate te bukur e ka derguar topin ne rrjete, 1-0.

Katër minuta më vonë ka qenë Kruja që duhej të kishte dyfishuar shifrat por topi i tij bllokohet nga portieri Bajri. Megjithatë Vllaznia ka arritur të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 64-të. Pas një goditje këndi, Lika ka krosuar në zonë dhe Ignat me kokë ka goditur saktë duke e dërguar topin në rrjetë, 2-0.

Ndërkohë Arsid Kruja ka shënuar edhe golin e tretë për Vllazninë në minutën e 80-të. Ai është shërbyer në mënyrë të mrekullueshme nga Hajdari dhe në minutën e 80-të ka shënuar sërish për kuqeblutë, 3-0.

Arsen Hajdari ka shenuar golin e katert per Vllaznine ne minuten e 88-te. Ai ka shfrytezuar nje top te ardhur nga e djathta dhe ka gjuajtur fort duke e derguar ne rrjete, 4-0


Vllaznia – Beslidhja 4-0

Golat: Junior 52′, Ignat 63′, Kruja ’80, Hajdari ’88
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Ignat, Zeqja, Gurishta, Mehmetaj (Hajdari), Krymi, Tafili (Bilali), Kruja, Lika (Zogaj), Zhunior. Tr. A.Canaj (Në pankinë: Selimaj, Marku,Bardulla, Lushaj, Zogaj, Hajdari, Bilali)

Beslidhja: Bajri, Bala, Dibra, I.Camara, Rustemaj, Lambert, T.Camara, Hebaj, Hoxha, Abaobacar, Fetaj. Tr. V.Gjonaj (Në pankinë: Gjini, Hasaj, Kryemadhi,Moqi, Pergjini, Rica, R.Miloti)

Arbitra: O.Ferataj, D. Koreshi, E. Hatiaj (Lushnjë)
© shkodrasport.com