Kukësi i këtij sezoni ka qenë pak i çuditshëm, pasi e nisi me marsh të parë kampionatin, kaloi tek i treti, ndërsa në ndeshjen ndja Skënderbeut u detyrua të ulte sërish shpejtësinë.

E pakuptueshme, pasi skuadra verilindore i kishte të gjitha mundësitë për të bërë më mirë, ashtu siç u shpreh dhe trajneri Armando Cungu pas ndeshjes.

Duket se u stepën nga fanella e Skënderbeut dhe “u frikësuan” nga emri i korçarëve, pavarësisht se nuk do ta pranojnë asnjëherë.

Takimi i radhës do të jetë kundër Partizanit. Një ndeshje prej atyre që përcaktojnë vazhdimësinë dhe gjendjen psikologjike të skuadrës, pasi nuk janë përcaktuese për të ardhmen.

Cungu dhe skuadra e dijnë mjaft mirë se i kërkohet titulli këtë sezon dhe duhet të fitojnë përballë një rivali direkt si “demat”. Verilindorët me një fitore të mundshme kundër kryeqytetasve i barazojnë me pikë dhe janë sërish kokë me kokë me ekipin e Gegës.

Trajneri Cungu pret një surprizë të bukur para ndeshjes, pasi shpreson në rikuperimin e plotë të Simo Rrumbullakut.

Mbrojtësi i krahut të majtë u stërvit me grupin dhe në ndeshjen para Skënderbeut, por nuk ishte ende gati për t’iu bashkuar grupit të lojtarëve.

Tekniku Cungu mund të rrezikojë dhe ta aktivozjë Rrumbullakun nga minuta e parë, pavarësisht se nuk është plotësisht gati./telesport/