Rei Manaj është një ndër 25 futbollistët e grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, për takimet ndaj Jordanisë dhe Izraelit, dy ndeshje këto që do të zhvillohen më datë 10 dhe 14 tetor.

Por, ftesa e Panuçit nuk ka qenë një lajm i mirë për skuadrën ku aktivizohet sulmuesi lushnjar, Albaseten.

Kategoria e dytë spanjolle ose siç njihet ndryshe “Segunda Divizon”, nuk ka ndalesë kampionati gjatë periudhës së pushimit të kombëtareve.

Albasetes do i duhet të bëjë pa Manajn në transfertën e 12 tetorit ndaj Malagas, skuadër që mban vendin e parë në renditje.

21-vjeçari është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek ekipi që u transferua në këtë merkato vere.

Manaj ka shënuar tre gola në katër aktivizime deri më tani dhe është golashënuesi me i mirë i skuadrës./sport-ekspres/