Sot në orën 14.00 në “Reshit Rusi” do të zbresin për të luajtur ndeshjen e kampionatit Vllaznia dhe Veleçiku. Në formacionin shkodran siç është bërë e ditur, do të ketë disa mungesa të rëndësishme si ato të Likës, Tafilit dhe Markut.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë stafi teknik zëvendësimin e tyre dhe cilët futbollistë do jenë në fushën e lojës. Nga sa mësohet, 10 prej futbollistëve që do luajnë nga minuta e parë janë të sigurtë.

Bëhet fjalë për portierin Sherri dhe me rradhë, Gocaj, Zeqaj, Ignat, Gurishta, Krymi, Hajdari, Bilali, Zogaj dhe Zhunior. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë lojtari i 11-të që do ta nisë ndeshjen si titullar.

Ka një dilemë nëse ky futbollist do të jetë Ruqi i cili ka luajtur zakonisht në këto katër ndeshjet e para, apo Malota.

Mbrojtësi lezhjan gradualisht po e merr formën fizike dhe nuk është çudi që këtë herë ta nisë si titullar.

Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjidhja që do të bëjë trajneri Lika në mënyrë që të hedhë në fushë një formacion fitimtar edhe këtë herë.
© shkodrasport.com