Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu është parë tejet i shqetësuar pas humbjes së sotme në Korçë. Në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes, është shprehur shumë i ashpër me futbollistët e tij duke thënë: “Jam shumë i zhgënjyer. Do të kërkoj shkaqet e kësaj disfate. Nuk më shqetëson humbja por mënyra e lojës është e papranueshme dhe reagimi është i pakuptueshëm. Do të kërkoj mbledhje me drejtuesit dhe unë marr përgjegjësitë e mija. Lojë e pakuptueshme dhe pa bërë dy pasime dhe asnjë dyluftim, është shqetësuese. Kjo Vllazni nuk mund të shkojë shumë larg por nuk duhet të përsërisim sezonin e shkuar. Lojtarë që nuk ekzistonin në fushën e lojës dhe unë nuk mund të bëja 11 zëvendësime. Kam në skuadër lojtarë gazetash që shpërthejnë në media sapo skuadra arrin një fitore. Ky destabilitet në lojërat tona nuk është aspak i pranueshëm. E shikoj shumë larg ndryshimin rrënjësor. Megjithatë duhet të ndërhyjmë sa më parë dhe për këtë arsye, do të kërkoj një mbledhje me drejtuesit e klubit”.

© shkodrasport.com