Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë, ato gjysmëfinale të kampionatit kombëtar të boksit për të rinj. Edhe në këtë ditë ka patur përballje interesante megjithëse përgjithësisht, nuk ka patur të papritura. E vetmja nëse mund të konsiderohet e tillë ka qenë ajo e peshës 75 kg ku boksieri i Vllaznisë Andrea Demaj mendohej të ishte fitues por në fakt është mundur nga boksieri Daniel Marku i ekipit “Arena” me rezultatin 2-1. Ja të gjitha ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme:


 

 

Ndeshjet e ditës së dytë:
49 kg D. Llukaj (Teuta)- A.Xhelilaj (Tirana) 0-3
56 kg K.Bejko (Arena)– Xh.Asllani (Enea) 2-1
60 kg A. Boriçi (Teuta)-D.Muça (Arena) 2-1
69 kg G.Xhezaj (Flamurtari)-S.Ymeri (Arena) 0-3
69 kg A.Muriqi (Vllaznia)– A.Shushari (Tomori) fiton Muriqi me KO
75 kg E.Abazaj (Teuta)- S.Kalivopulli (Tirana) 0-3
75 kg A.Demaj (Vllaznia)- D.Marku (Arena) 1-2
91 kg S.Merko (Arena)- A.Hoxha (Apolonia) fiton Hoxha me KO
Nesër në orën 10.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të nisin ndeshjet finale të këtij kampionati dhe e sigurtë duket që ekipi privat “Arena” do të jetë kampion i Shqipërisë pasi ka arritur të nxjerrë 6 sportistë në finale. Natyrisht duke përfituar nga fakti që ka marrë pjesë në kampionat me një përbërje të plotë, ndryshe nga ekipet e tjera që kanë ardhur me një numër të reduktuar. Vllaznia ndërkohë do të ketë në finale vetëm tre sportistë dhe kuptohet që do të kërkojë vende të para me ta në peshat ku do të garojnë megjithëse ndeshjet pritet të jenë shumë të forta.

© shkodrasport.com