Ka përfunduar 1-2 përballja mes Egnatias dhe Teutës e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Një sfidë e luftuar me shumë raste për të dy ekipet, por në fund ndanë nga 1 pikë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishin vendasit që shënuan të parët me Delarzh. Blerim Kotobelli shënoi me një supergol nga distanca.

Edhe pse jo me këmbën e tij të preferuar, padyshim që goli i tij është më i bukuri i kësaj jave. Pas kësaj ndeshje, Teuta shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e nëntë, kurse Egnatia në të gjashtin me 9 pikë. Duhet përmendur dhe fakti se goli i Kotobellit vjen në një ditë të veçantë të jetës së tij. Ai ka shënuar këtë eurogol pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tij të vogël, Kenza.

Egnatia-Teuta 1-2

Golat: Delarge 65’ / Kotobelli 80’, Jazxhi 90’+5

Egnatia (3-4-3): Sherri, Kacbufi (Bambam 83’), Malota, Atanda, Fangaj (Lila 62’), Ojediran (Agbekpornu 83’), Medeiros (Zejnullai 62’), Musta, Delarge, Jackson, Camaj (Meçja 62’) (në dispozicion: Puja, Mëllugja, Levendi, Selita, Doukouo) Tr: Edlir Tetova

Teuta (4-2-3-1): Qirko, Marku, Kouros, Jazxhi, Kotobelli, Beqja (Oshafi 69’), Karabeci, E. Vila, Gruda (Çyrbja 69’), L. Vila (Idrizaj 90’), Hebaj (në dispozicion: Dema, Kurti, Gjinollari, Fejzulla, Boçi, Hoxha, Kapllani) Tr: Bledi Shkëmbi

Arbitër: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Delarge 64’, Bambam 87’ / Beqja 41’, Kotobelli 86’, Hebaj 90’, E. Vila 90’