Armando Cungu ka falënderuar paraardhësin e tij në stolin e Laçit, Sulejman Starovën, për mënyrën se si kishte përgatitur ekipin për këtë edicion. Në SuperSport ai argumentoi se sikuadra po dilte nga ngërçi psikologjik që kishte përjetuar.

“Vetë rezultati tregon që ekipi ka funksionuar mirë, mesazh i qartë për mua si trajner se ka mundësi të ecim para dhe për të luajtur ndaj çdo ekipi e tani të fokusuar te fusha e lojës.

Nuabueze? Çdo trajner, apo çdo ekip, ka kualitetet e veta brenda dhe trajnerët duhet të shfrytëzojën këto cilësi në maksimum. Ai meriton vetëm komplimente, por ne mund të luajmë futboll e shpërndajmë gjeografinë e lojës në lojtarë të tjerë si në presing, gjeografi loje e mundësi për të shënuar. Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, që tregon se nuk varej nga vetëm një individ.

U munduam te benim presing te kundershtari, të benim lojë në thellësi, Gjendja e ekipit nuk është e keqe, për mendimin tim është stërvitur mirë dhe meritat i ka Starova që i ka stërvitur. Me Vllazninë do bëjmë më të mirën, mendoj se ekipi ka pasur një farë ngërçi psikologjik për shkak të mosmarrjes së rezultateve e vendit në klasifikim. Në një farë mënyre është fat se çdo ekip ka ngërçet e veta gjatë sezonit. Nëse do të më pyesnin, unë do të thosha në fillim se pastaj çdo gjë është e mundur, kemi edhe tre faza dhe mund të rikuperojmë pikët që kemi lënë.

Preferoj të shohim para, të mos flasm shumë për objektiva. Laçi është kompzuar për përpara, për Europën, por rezultatet I kanë dhënë ngërç ekipit. Por jemi të fokusuar te Vllaznia dhe pastaj me kohë do të shohim për llogaritë në të ardhmen”, tha Cungu. /vipsport/