Është ndërprerë përfundimisht ndeshja mes Besës dhe Bylisit. Ky është vendimi i marrë nga zyrtarët e ndeshjes pas situatës tejet të tensionuar ku u goditën me sende të forta gjyqtarët.

Sfida u ndërpre në minutën e 75-të, në momentin e ndëshkimit me karton të kuq, të Danajt, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Guindos.Kjo situatë nuk është kapërditë dot nga tifozët vendasit, të cilët kanë shpërthyer, duke goditur në fillim virojtësin Rexha.

Gjyqtari Klajdi Kola u bëri shenjë asistentëve të tij se do të ndërpriste ndeshjen dhe për këtë arsye ka nxituar të dalë nga fusha. Por aty është gjendur përballë një rrebeshi gurësh e shishesh që fluturonin nga tribunat.

U desh që lojtarët e Besës të rrethonin gjyqtarët dhe t’i shoqëronin për t’i mbrojtur nga breshëria e gurëve dhe shisheve të ujit të tifozerisë së tyre.

Disa minuta më vonë edhe lojtarët e Bylis u shoqëruan në hyrjen në tunel pasi tifozeria vendase ishte shumë e acaruar dhe vazhdon të hidhet sende në fushë.