E pamundura është bërë e mundur. Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ka rënë nga Superliga. Ajo do të luajë tashmë në play-out megjithatë tashmë shpëtimi është thuajse i sigurtë.

Padyshim që një meritë kanë të gjithë për këtë gjë, mbi të gjitha presidenti Alban Xhaferi i cili bëri të pamundur që ky ekip të mos degradonte, pavarësisht se shumë prej zgjedhjeve në aspektin teknik i ka bërë të gabuara, por kjo jo për fajin e tij.

Por nëse Vllaznia ka shpëtuar, kuptohet që meritë kanë edhe të tjerë personazhe të njohura. Nga sa bëhet e ditur, pranë ekipit gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë edhe ish- presidenti Sokol Dibra, ish- trajneri Bledar Gjeçaj, e po ashtu edhe Astrit Zaganjori dhe të tjerë njerëz të këtij sporti.

Ata kanë mbështetur trajnerin Plantak dhe lojtarët, u kanë dhënë besim se mund t’ia dalin dhe prandaj skuadra mori këto rezultate në dy ndeshjet e fundit.

Ky është shembulli më i mirë sesi kur bëhen bashkë të gjithë, ia dalin. E rëndësishme është që Vllaznia shpëtoi dhe tashmë po të gjithë sëbashku të punojnë për të na rikthyer sërish Vllazninë e pak viteve më parë kur dominonte në basketbollin shqiptar duke fituar tre herë rradhazi titullin kampion.
© shkodrasport.com