Armando Cungu nuk bindet nga ajo që ka ofruar Kategoria Superiore në këtë javë të parë. I ftuar në “Rubrika Sportive”, trajneri i cili në elitën e futbollit shqiptar ka drejtuar disa ng emrat më të njohur si Vllaznia, Kukësi e Laçi, tregon se nuk është kënaqur nga niveli i lojës që ka parë në fushën e lojës.
“Gjërat nuk ishin si në vitet e fundit, pashë Vllazninë me dëshirën për të fituar ndeshjen, luftarake, agresive, kaq mjaftonte për Vllazninë. Çudia më e madhe më bëri përshtypje ekipi i Laçit, të jem realit, nuk e prisja kështu. Përtej individëve që i japin ritëm lojës, ai është karakterizuar për një lojë agresive që atë ditë në fushë e pashë të mefshtë, apatik, i mungoi agresiviteti që është karakteristik, e ka në ADN. Nëse një sportist nuk ka dëshirë për të dhënë maksimumin, me mendimin që unë jam fitues, nuk bëhet fjalë për profesionalizëm.
Goli i Hygor? Lojtari më i çuditshëm, ishte pika më e dobët e Vllaznisë, megjithëse nuk duhet të flasim para kohe se është java e parë. Unë nuk pashë asgjë të duhur të ai. Në Shkodër i thonë “ia mbush shejtani” dhe i dha tre pikë. Pas ndeshjes ai tha vetë isha me pushime dhe më thanë hajde në Shkodër. Uroj me zemër që Vllaznia të dalë sa më mirë, por të jem realist, e shoh një ekip që duhet të jetë në Superligë por në vështirësi. Kanë një fat të madh që duke pas parasysh problematiket e ekipeve si Luftëtari e Flamurtari, e ka pak më komode.
Shkodra ka një veçori në dallim me qytetet e tjera, për të mos folur që ka tifozeri futbolldashëse se edhe në kategori inferiore të jesh, ndeshjen e parë shkojnë me interes ta shohin si është ekipi. Pastaj nëse ekipi nuk të kënaq, ndryshon. Ishte pozitive fitorja me Laçin se jep entuziazëm”- ka thene Cungu./vipsport/