Kriza që ka mbërthyer Bajern Mynih po ndihmon që Bundesliga të bëhet interesante të paktën në javët e para të saj dhe në skenë të dalin shumë skuadra si rivale të mundshme të bavarezëve në luftën për titull.

Një prej tyre është edhe Verder Bremen që me fitoren e sotme kundër Volfsburgut ka marrë kreun e klasifikimit me pikë të njëjta si Borusia Dortmund.

Holandezi Klasen i dha avantazhin skuadrës së Verder që në pjesën e parë ndërsa në të dytën, veterani Pizarro dha asistin për golin e dytë të shënuar nga Egenstain, duke vulosur një sukses të rëndësishëm 2-0 që ngjit Verderin në kuotën e 14 pikëve pas 7 ndeshjesh të luajtura.

Milot Rashica e ndoqi takimin e sotëm nga pankina, pa u aktivizuar asnjë minutë, ndërsa në radhët e Volfsburgut luajti në 5 minutat e fundit talenti Elvis Rexhbecaj, i cili nuk ka vendosur ende se me cilën përfaqësuese do të luajë në të ardhmen. /vipsport/