Dritan Mehmeti u emërua dje në krye të pankinës së Dinamos duke zëvëndësuar Nevil Deden e shkarkuar. Paraditen e sotme, Dinamo ka kryer seancën e parë stërvitore nën urdhërat e Mehmetit i cili nuk ka kohë për të humbur por duhet të implementojë shpejt idetë e tij dhe njëkohësisht të marrë rezultatet pozitive që drejtuesit kërkojnë.

Rikthimi në Superiore është kusht dhe beteja e parë për 43-vjeçarin do të jetë ajo e Lezhës ku do të sfidojnë Besëlidhjen në fundjavë.

Blutë do të kërkojnë si zakonisht fitore por kësaj rradhe çdo gabim do të peshojë dyfish teksa kanë humbur kryesimin madje kanë zbritur në vendin e tretë pas Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Ja njoftimi i klubit dinamovit:

Nën drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit blu, skuadra nisi përgatitjet për ndeshjen e fundjavës, ku do të udhëtojmë drejt Lezhës për t’u përballur me ekipin e Besëlidhjes./newsport/