Te shtunen eshte mbyllur java e 23-te e Abissnet Superiore, ku skuadra e Vllaznise deri me tani ne 23-takime ka dhene gjithçka ne fushe per te marre maksimumin, por kuqeblute jane akoma larg pritshmerive.

Deri me tani, kur jemi drejt perfundimit te fazes se trete, eshte krijuar nje panorame e qarte edhe rreth futbollisteve me te rendesishem te kesaj skuadre. Ne fakt, mjafton te shohesh edhe ata qe kane qene me te preferuarit nga ana e trajnerit Mirel Josa, por nga ana tjeter edhe me “muskujt me te hekurt”.

“Shkodra Sport” ka bere nje vezhgim rreth titullareve me te aktivizuar tek Vllaznia gjate ketyre 23-ndeshjeve te kampionatit. Keshtu, bie ne sy qe vetem portieri me origjine nga Mali i Zi, Bojan Zogoviç dhe kapiteni Erdenis Gurishta i kane minutat e plota, duke luajtur te 23-ndeshjet nga 90-minuta.

Realisht, jo vetem nga minutat e luajtura, por edhe nga performancat qe ata kane bere ne fushen e lojes si Zogoviç, ashtu edhe kapiteni Gurishta, kane qene te padiskutuar ne formacionin e trajnerit Mirel Josa.

Kjo dyshe dallon pothuajse gjithmone ne 11-shen e Vllaznise, duke marre ne konsiderate faktin se jane jo vetem dy futbollistet me te aktivizuar tek kuqeblute, por padyshim edhe ne te gjithe Superioren. Padiskutim qe, nje fakt i tille eshte garanci per çdo ekip.
Maringlen ZHIVANI