Ersi Zaganjori jo vetem qe i ka lene njehere mire prapa problemet qe ka patur me demtimet, por duket se eshte rikthyer ne formen e tij me te mire sportive. Kete gje po e tregon ne te gjitha keto ndeshjet e fundit ku ai eshte aktivizuar teksa me ekipin U19.

Mesfushori 18 vjeçar shkodran mbi te gjitha ka spikatur ne ndeshjen e para dy diteve te luajtur ne Durres ndaj Teutes e cila perfundoi ne barazim 1-1. Zaganjori e kaloi ne avantazh ekipin shkodran qe ne minutat e para te takimit.

Ka qene nje goditje denimi e ekzekutuar nga rreth 40 metra dhe Zaganjori e ka gjuajtur ne ate menyre saqe portieri durrsak e ka patur te pamundur ta zoterojne topin dhe eshte mjaftuar duke e pare te perfundoje ne rrjete.

E njejta gje ne fakt ndodhi edhe pak minuta me vone, kur Vllaznia U17 fitoi nje tjeter goditje denimi dhe thuajse ne te njejtin pozicion. Kete here Zaganjori nuk ka preferuar te gjuajte tokazi por lart dhe topi i goditur fort prej tij ka goditur traversen, por per fat te keq te saj pa perfunduar dot ne rrjete.

Dy momente keto qe tregojne me se miri vlerat e ketij lojtari i cili jo me kot konsiderohet me shume te ardhme nga te gjithe ne Shkoder dhe jo vetem. Por per me shume, shikoni videon e meposhtme per te pare nga afer vlerat e tij: