Romero pritet të jetë pjesë e Partizanit që nga sezoni i ardhshëm.

Mesfushori venezuelian e ka mbyllur aventurën e tij në vendlindje me skuadrën e Deportiva Lara dhe ndihet gati për rikthimin e tij në kryeqytetin shqiptar me fanellën e “demave”.

Së fundmi 26-vjeçari me anë të një “Story” të publikuar në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka postuar disa emoji si një ngjyrë e kuqe, një dem, një zemër e bërë me dorë dhe një shenjën e krahut që ndihet gati, me mbishkrimin “Forca të kuqtë”.

Një indicie kjo që e dërgon çdo ditë e më shumë te Partizani. Me fanellën e kuqe, Aristoteles Romero është aktivizuar gjatë sezonit 2019/2020.