Pavaresisht perpjekjeve qe po ben, skuadra lezhjane vazhdon te mbetet e fundit ne renditje. Nje situate aspak normale megjithate ne kampin lezhjan kane shume besim se do gjendja do te ndryshoje.

Per me teper qe Beselidhja tashme ka edhe nje mbeshtetje te madhe te tifozeve te saj te cilet duket se jane zgjuar dhe tashme po i japin ndihmeun e duhur qe ajo te siguroje sa me shpejt qendrimin ne kategorine e pare.

“Javen tjeter te gjithe ne stadium, ekipi ka nevoje per ne. Te gjithe sebashku te mbeshtesim ekipin tone ne ndeshjen Beselidhja- Dinamo. Te gjithe ne stadium”- shkruhet ne njeren prej faqeve te tifozeve lezhjane.

Kuptohet qe sfida e se shtunes qe do te startoje ne oren 13.00 ne stadiumin “Beselidhja” konsiderohet shume e rendesishme per djemte e drejtuar nga trajneri Artan Bano. Ato duhet te japin maksimumin ne fushe, per te shfrytezuar pse jo edhe momentin jo te mire qe po kalon kundershtari.

Megjithate ndryshimet e fundit ne pankinen e Dinamos mund te sherbejne per mire, por ne Lezhe nuk duan t’ia dine per kete gje. Atyre me shume se kurre u duhet fitorja dhe do te bejne çmos per ta arritur. Kuptohet duke patur edhe mbeshtetjen e madhe te tifozeve te saj./SHKODRA-SPORT.COM/