Sulmuesi shkodran Jurgen Gjini i ka dhene sot lamtumiren ekipit Vellaznimi te Gjakoves. Ai ka qene pjese e tij ne sezonin e kaluar, por duket se palet nuk kane rene dakord qe te vazhdoje bashkepunimin.

Nderprerjen e tij e ka bere publike vete lojtari permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale ku ai i falenderon te gjithe.

“Nga sot nuk jam me pjese e KF VËLLAZNIMI

Falenderoj trajnerët, lojtaret dhe ne vecanti tifozet e skuadres per mbeshtetjen gjate sezonit qe lame pas.

KF VËLLAZNIMIT i uroj suksese ne vazhdimsi

Me respekt JURGEN GJINI

Gjini eshte nje sulmues qe gjate karrieres se tij ka luajtur edhe me Vllaznine, por nderkohe vitet e fundit ka luajtur ne Kosove, fillimisht me Lirine e Prizrenit e se fundi me Vellaznimin e Gjakoves.

Ende nuk eshte e qarte se ku do te vazhdoje karriera e tij, serish ne Kosove, apo do te rikthehet per te luajtur perseri ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/