Laçi i këtij sezoni pritet të jetë një prej rivalëve për titullin kampion dhe ka bërë një merkato të denjë duke u përforcuar me elementë shumë cilësorë, përveçse ka ruajtur thuajse të gjithë grupin e edicionit të kaluar.
Ndaj trajneri Amrnado Cungu ka qenë i pakënaqur kur ka parë se lojtarë të veçantë nuk janë shfaqur ende në pritshmërinë e duhur. Në intervistën për RTSH pas sfidës së humbur me SKënderbeun, ai nuk kurseu disa kritika nga afrimet e reja, nga të cilët priste më shumë.
“Nese i referohem ndeshjes nuk jam i kënuqr, nuk ka rëndësi për tu fokusuar te rezultati. Ne i bëmë kundërshtarit dy dhurata dhe shënoi, ndërsa ne përveç golit shpërdoruam edhe raste të tjera. E rëndësishme është si funksionon ekipi dhe nuk jam i kënaqur, edhe pse shumë lojtarë bazë nuk ishin prezentë.
Lojtarët e ardhur nuk duhet të kujtojnë se duke qenë i ardhur në merkato, duhet ta kenë dhuratë vendin, ata duhet të djerësijnë e meritojnë. Kështu edhe ata që kanë qenë këtu. Pres më shumë nga të ardhurit në fund. Dua të shoh sa mund të besojmë te ata, sa gjendje reale kanë dhe ku munë të shkojnë mundësitë tona.
Ata që kanë ardhur kanë pasur emër ku kanë qenë, presim më shumë se sa janë duke dhënë. Shpreojmë që të japing në gjendjen sa më të mirë, se kampionati mund të rifllojë shpejt e nuk ka kohë, duhet ta shoh që në ndeshjen e pare çfarë mund të bëjnë.
Për ekipet që kanë qenë pjesë në Europë, nuk ka ndikuar pozitivisith bojkoti. Ne që luajtëm ishim në formë, të karikuar dhe ishim në ritmin e duhur sa i përket ndeshjeve e rifillimit. Shtyrja e madhe ka ndihmuar ekipet e tjera por jo ne që ishim në Kupat e Europës”, tha trajneri i Laçit. /vipsport/