Erzeni do të presë në “Niko Dovana” Teutën për të zhvilluar mes tyre edhe takimin e javës së 21-të të Abissnet Superiore. Një sfidë shumë e rëndësishme për të duyja ekipet që kërkojnë fitorne për të arritur objektivat.
Derbi do të zhvillohet ditën e dielë duke nisur që nga ora 16:00. Shijakasit janë pritës në këtë takim dhe si i tillë i kanë dhënë një rëndësi të madhe, pasi kërkojnë të “hakmerren” për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë para pak ditësh.
Por ky duel e gjenë të “sakatuar” skuadrën shijakasve në repartin e mbrojtjes. Xhavahir Kapllani do të vuajë mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm. Për shkak kartonësh do të mungojnë Enk dhe Sadiku.
Gjithashtu Krasniqi ka probleme fizike do nuk do të jetë gati për duelin me durrsakët, teksa në dyshim mbetet edhe sulmuesi Florian Kadriu, për shkak sde javët e fundit ka shfaqur probleme fizike./newsport/