Pavarësisht se është ende herët që të flitet për sa u përket emrave, që tekniku Josa do të hedhë nga minuta e parë në takimin ndaj Tiranës, ajo që mësohet nisur edhe nga stërvitja e parë e zhvilluar ditën e djeshme është se tekniku do t’u besojë edhe për këtë sfidë emrave që ishin në fushën e lojës edhe në takimin ndaj Kukësit.

Pavarësisht rikthimeve të Latifit apo Boshnjakut në stërvitje, sërish të dy këta lojtarë nuk duket se do të shikohen si të mundshëm nga minuta e parë.

Nisur nga kjo mësohet se mund t’i besohet sërish Zogoviçit në portë, Smajlit, Shehit, Gurishtës e Hakajt në mbrojtje, Jonuzit, Alivodës e Markut në mesin e fushës e në sulm treshes Hoxhaj, Bala e Mala.

Gjithsesi, janë edhe pak ditë në dispozicion dhe ndoshta tekniku do të shikojë edhe ndonjë mundësi freskimi të formacionit me Latifin apo Çobën. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.